Deputetja Monika Kryemadhi ka folur nga ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm, ku u paraqit për të respektuar masën e sigurisë të vendosur ndaj saj.
Ajo tha se nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, por një gjë të tillë do ta bëjë vetëm para GJKKO. Kryemadhi foli edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, kur tha se po e iluminojnë me shpifje. Ajo tha se nuk e ka uruar Metën për festën e fundvitit sepse nuk e lidh asgjë më me atë.
“Do njihem edhe me fashikujt, janë të domosdoshme për t’u njohur nga ana ime, do të përballemi edhe me ekspertizën që kemi bërë unë dhe mamaja ime, është një procedurë e gjatë që kërkon durim, konsistencë dhe përfshirjen e të gjitha palëve. Nuk pranova të përgjigjem për asgjë, të gjitha deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk bëhen më në prokurori, por në gjykatë. Deklaratat e mia mund të përdoren kundër meje”- tha ajo.
Kryemadhi u pyet edhe për bashkëshorti ne saj Ilir Metën, me të cilin është ende në proces divorci.
“Për zotin Meta nuk di gjë. Po pres mamanë time se është ajo tani në orën 11.00.”– tha ajo.
Pyetje: E uruat zotin Meta për Vitin e ri?
Kryemadhi: S’kam pse të uroj një njeri që s’ka asnjë lidhje me mua.
Pyetje: A keni bërë ju dëshmi inkriminuese ndaj zotit Meta?
Kryemadhi: Uroj që të gjithë njerëzit që e iluminojnë zotin Meta me shpifje të tilla të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa.