
I ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ ka qenë avokati Zace Islami, i cili ka folur dhe ka mbajtur qëndrimin e tij lidhur mbi diskutimin për UFO-t.
Avokati ka qenë totalisht kundër këtyre teorive teksa beson se janë thjesht forca të mbinatyrshem duke I emërtuar xhinde.
“Ato janë të kruijuara jo nga marina amerikane por nga Iluminati dhe Masonët që duan të frikësojnë dhe futin frikët tek njerëzit. Është një plan për të trembur njerezimin.
Ato që quhen objekte jashtëtokësore janë xhindet, janë ekzistues por nuk janë të dukshëm për çdo njeri. U shkojnë vetëm atyre që i kërkojnë. Këto i krijon Elon Musk me hologramët që do të shpik ai së fundmi. Jetojnë këtu, paraqiten si njerëz dhe i shfaqen X apo Y që i prekin pronën e tyre. Këto janë xhinde dhe janë mes nesh.
Lexoni në Kuranin e Mdhërishëm që engjëjt janë krijuar nga drita, xhindet nga zjarri dhe njeriu nga balta. Këto që u shfaqen njerëzve janë xhindet.”- tha avokati.