Deputeti Klevis Balliu ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live”, ku ka zbardhur detaje të reja në lidhje me debat që ka ndodhur gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, të shtunën.
Balliu tha se lëvizja e Ervin Salianjit nuk po i shërben Partisë Demokratike, por në fakt vetëm po tërheq vëmendjen ndaj çështjes për Belinda Ballukun. Balliu theksoi se ai vetë është proceduar më shumë e al Capone por sërish, ndodhet brenda PD-së.
“Salianji opozitë brenda opozitës? Përderisa sot po flasim për këtë temë e jo për Ballukun, tregohet që po tërheq vëmendjen. Unë nuk e di se çfarë po bën, nuk e kuptoj, por po tërheq vëmendjen nga çështja Balluku. Nuk e di a e bën me qëllim, por nuk i falet një njeriu që ka eksperiencë në politikë. Tani unë jam proceduar më shumë herë se Al Capone, kam shkuar 3 herë në qeli, në 2021 nuk kandidova për deputet dhe jak u jam sot. ”- tha Balliu.



