Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel. Ai u përball me makinën e së vërtetës ku iu përgjigj disa pyetjeve.

Si e ke emrin?

Edi, Edi mor e kam, shife kartën e identitetit, se e kanë dhe patronazhistët. Edvin ma ka vënë gjyshja, dhe unë thashë pse të vë një emër që ma kanë vënë të tjerët, unë do e vë vetë.

E ke mbajtur maskën edhe pasi të dilte maska?

Këtë maskën kështu jo, por një tjetër po. Maskën që mbani dhe ju këtu, që bëni sikur jeni humor i madh ju.

Po pse ngele kazan më kazan në media?

Po futu në kazan, e pastro kazan.

Po për Metën?

Pse me atë do merremi? Thojini “Dëgjo vajzën, mos pi raki, shko në shtëpi”.

I ke mbajt të gjitha premtimet? A nuk u lodhe 8 vite?

Jo nuk i kam mbajt të gjitha, po pse të lodhem.

Po Bashën e do sinqerisht?

Patjetër që e dua, pse nuk ndjehet e…

Je diktator apo demokrat në parti?

Po pse në parti, se kush është demokrat në parti, është dhe në shtëpi e gjithandej.

Sa deputetë do merrni?

74 deri në 78