Kanë nisur përplasjet para godinës së Kuvendit, mes deputetëve të përjashtuar dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

Deputetët e PD, të kryesuar nga Flamur Noka kanë shkuar drejt hyrjes, ku janë përballur me kordonin e krijuar nga Garda.

“Ne kemi ardhur të ushtrojmë detyrën tonë, të përfaqësojmë popullin që na ka zgjedhur. Kemi detyrë të marrim pjesë në seancë”– iu drejtua Noka punonjësve të Gardës.

“Jeni të përjashtuar”,- ishte përgjigjja e Gardës.

“Kush na ka përjashtuar, narko-shteti? Për sa kohë populli opozitar na ka zgjedhur në do përfaqësojmë ata”,– tha Nojka, dhe më pas nisën përplasjet.

Ditën e sotme ka prani të shtuara të gardës brenda Kuvendit dhe në të dy hyrjet e tij. Duke qenë se në orën 11:00 do të mbahet edhe një protestë te Bashkia e Tiranës, janë marrë edhe masa duke vendosur efektivë të policisë dhe Shqiponjat në hyrje të Kuvendit në portën kryesore.