Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, është diskutuar ankimimi i paraqitur nga deputetët e opozitës lidhur me përjashtimet e tyre nga seanca parlamentare.

Gjatë debatit mbi këtë çështje, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka theksuar se deputetët e përjashtuar kanë përdorur lëndë tymuese gjatë seancës të mbajtur më 18 dhjetor, duke cituar këtë si arsye për veprimin e ndërmarrë ndaj tyre.

“A ju kanë tërhequr vëmendjen nga Partia Popullore Europiane për sjelljen tuaj në Kuvend?

A keni përdorur ju lëndë tymuese gjatë seancës së 18 dhjetorit dhe nëse po, a jeni në dijeni të ligjit:

Ligji nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, për përdorimin e lëndëve piroteknike.

A e dini se cili është objektivi i këtij ligji?

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i procedurave, rregullave dhe i përgjegjësive te administratës shtetërore për prodhimin, magazinimin, përdorimin, kontrollin, asgjësimin, transferimin dhe mënyrën e tregtimit si dhe regjistrimin e gjurmimin te lendeve plasëse për përdorim civil.

Unë nuk mbaj mend të kem marrë pjesë në ndonjë mbledhje të Byrosë së Kuvendit me mendia.

Kemi ardhur me idenë se do të kishte reflektim, kur në fakt reflektim nuk ka pasur. Sa i përket kërkesës së z. Këlliçi, mbledhjet e Byrosë zhvillohen te mbyllura. Kush ka eksperiencë parlamentare e di këtë”, tha Balla.

Top Channel