
Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë sëfundmi pjesë e debatit publik për shkak se mori pjesë në spotin e fushatës së Partisë Socialiste.
I ftuar në Open në Top Channel mbrëmjen e sotme në lidhje Skype, Pipero tha se e ka përdorur për të përçuar mesazhin e vaksinimit masiv.
Sipas tij ai nuk është ndjerë i përdorur nga qeveria, por se do e bënte për çdo forcë politike për të shpërndarë thirrjen e vaksinimit të njerëzve.
“Ishte një vendim që nuk ma priste mendja se do isha një ditë. Por kjo pandemia, mediat e kështu më nxorrën nga një mjek në një spital, në një imazh të kësaj pandemie.
Prandaj doja që ky spot të përcillte një mesazh sensibilizimi që qytetarët të vaksinohen, pasi është rruga e vetme për t’i dhënë fund virusit edhe në vendin tonë. Nuk prisja të kishte kaq shumë debate, por jam përpjekur që spoti të jetë profesional në shërbim të një qëllimi madhor. Koinçidoi dhe çdo forcë politike që do ma kishte kërkuar, do ja kisha pranuar,” tha Pipero.