Çështja e Zvërnecit është ndjekur me vëmendje edhe në Greqi. Shtypi grek ka qenë mjaft aktiv, ndërkohë që nga shteti fqinj janë nisur edhe Bashkia Vlorë njofton qytetarët, bizneset dhe subjektet e ndërtimit se, në kuadër të garantimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2026, do të zbatohen masa të veçanta për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe disiplinimin e aktiviteteve të ndërtimit.
Periudha e zbatimit: 05 Qershor – 15 Shtator 2026
Pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit në zonat urbane dhe turistike të Bashkisë Vlorë, përfshirë qytetin e Vlorës, Lungomaren, Skelën, Ujin e Ftohtë, Plazhin e Vjetër, Radhimën, Orikumin, Jonufrën, Nartën, Zvernecin dhe akset kryesore turistike. Përjashtim bëjnë vetëm punimet infrastrukturore dhe shërbimet publike të autorizuara nga Bashkia Vlorë.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda mbi 3.5 ton:
Të premten: ora 15:00 – 24:00
Të shtunën dhe të dielën: gjatë gjithë ditës
Ndalohet kryerja e ngarkim-shkarkimit nga mjetet e transportit të mallrave 1.5 – 3.5 ton:
Nga e hëna në të premte: ora 06:00 – 11:00 dhe 15:00 – 24:00
Të shtunën dhe të dielën: ora 06:00 – 24:00
Ndalohet parkimi i mjeteve mbi 3.5 ton dhe i kamperave në rrugët kryesore të qytetit, përfshirë Lungomaren dhe Bulevardin “Ismail Qemali”, sipas përcaktimeve të urdhrit.
Këto masa synojnë përmirësimin e qarkullimit rrugor, garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit turistik. të mbushur me njerëz për të marrë pjesë në protestën në Tiranë.
