
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme deri më tani.
I pyetur se a ka pasur presion dhe ndërhyrje në dosjet e hetuara, apo dhe intimidime, Kraja deklaroi se deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga asnjë institucion apo dhe ndonjë individ.
“Normalisht një ndërhyrje për të ndikuar në vendimmarrje është vepër penale dhe çdo prokuror është i detyruar ta deklarojë. Deri tani nuk ka pasur ndërhyrje. Jemi një vend i vogël, nuk jetojmë në laborator por nuk kemi pasur ndonjë rast. Nuk kemi pasur asnjë indicie nga insitucionet e tjera që dikush po ndërhyn tek prokurorët e SPAK për të ndikuar në hetime.”– deklaroi Kraja.