
Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka dhënë më shumë detaje lidhur me skandalin e “Pandora Papers”.
Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Open në Top Channel ajo ka komentuar të dhënën se në skandal është i përfshirë edhe një politikan, por nuk dihet ende identiteti i tij.
Bogdani tha se nuk janë gjetur gjurmë të politikanëve shqiptarë në dosjet me të cilat janë marrë 600 gazetarë.
“Nuk kemi gjetur gjurmë të një politikani të rëndësishëm që të ketë fshehur para. Përgjithësisht më rezulton që nuk ka nevojë fare t’i fshehin paratë në mënyrë ofshore”, tha Bogdani.
Priten të tjera skandale?
“Shkrimet kryesore bëhen në fillim, se ka me javë të tjera që punohet prej javësh për këtë shkrim. Ne kemi disa muaj që punojmë për këtë shkrim,” tha Bogdani.