Deputeti Saimir Korreshi ka zhvilluar sot interpelancën me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, në lidhje me kushtet e spitalit të Lushnjes.

Deputeti e nisi fjalën duke treguar disa foto, që sipas tij tregonin mëngjesin që u ofrohej pacientëve në këtë spital. Mëngjesi përmbante vetëm një fetë bukë dhe një gotë kos. Më tej, deputeti demokrat vijoi duke denoncuar kushtet e rënda të godinës së spitalit, që sipas tij, ka myk, lagështi dhe suva të rënë brenda sallave dhe dhomave të spitalit. Deputeti denoncoi dhe shpërdorimin e fondeve që ishin ofruar për të ndërtuar një godinë të re për spitalin.

“Përshëndetje ministre, pyetja ime e parë për ju është a keni ngrënë mëngjes? Unë po ju ofroj mëngjesi ne një pacienti në spitalin e Lushnjes. Ja ky është mëngjesi në spitalin e Lushnjës, një gotë kos dhe një copë bukë. Në kuzhinë është një infermiere që punon si kuzhiniere. Thonë se bënë audit. U verifikua se kushtet e mallrave në magazinë, të gatimit, ishin të papërshtatshme, duke rritur rriskun e gatimit. Pse keni zhvendosur godinën e spitalit të Lushnjës e latë prej 8 muajsh në një godinë qenef hane dhe nuk përfunduat godinë e re. Pse nuk vini pas kaq e kaq kohësh, dorë për dore, që të vizitojmë ambientet e spitalit. Çfarë pune bëjnë ministret e Shëndetësisë. Rinë në avion apo duhet të inspektojnë spitalet?! Atje mungon alkooli, dorezat. I thotë mjekja infermieres; bjer alkoolin. Infermierja vjen vërdallë dhe e bën me ujë. Dhe mjekja thotë; pse vjen era ujë? Pse i ka ikur era alkoolit?”, tha ai.”- tha Korreshi.