Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar shpalljen “non grata” të Ikballe Hudutit, duke dhënë shpjegime mbi një fotografi të saj me ish-presidentin e Iranit.

Berisha është shprehur se fotografia ku Huduti shfaqet me ish-presidentin iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është realizuar në një aktivitet ndërkombëtar të organizuar në Teheran.

Sipas tij, takimi dhe fotografia lidhen me pjesëmarrjen në një aktivitet të Internacionales Socialiste të mbajtur në kryeqytetin iranian, dhe jo me një zhvillim tjetër politik jashtë këtij konteksti.

“Edi Rama është i sfazuar. Shëmbëllen, ç’t’i thuash, mund t’i vësh shumë epitete. Shpërndan me mijëra mesazhe në elitën politike evropiane për t’i paraqitur si lëvizje iraniane sepse gjeti Ikbalen në një foto me Ahmedinaxhadin. Rama vetë ka foto bashkë me Erion Veliajn.

Ka foto se ka organizuar Internacionalen Socialiste në Teheran. Dhe kjo tani duhet të shpallej non-grata. Sa të dobët që janë këta. Këta kanë marrë fund, ua them unë ju.

A mund të imagjinoni ju kur kanë tmerr Ikbalen këta? A mund të imagjinoni ju? Dhe krenarisht e shpallin non-grata. Morën dhe zvarritën dje protestues, por nuk i mposhtën fare. Absolutisht. I zvarritën njëlloj siç kanë zvarritur në Zvërnec. Edi Ramën e pret fundi i merituar.

Ndaj dhe të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, të dashur demokratë dhe demokratë, mbështetës të PD, edhe njëherë thirrje ime, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar“, tha Berisha.