Raportimi i Dumanit në Parlament, Berisha ngrihet nga vendi: Të lexojë pyetjet një për një!
Ditën e sotme, kreu i SPAK ka raportuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha.
Kryedemokrati Berisha u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre.
Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht.
Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk është marrë nën hetim nga SPAK.
“Pse Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?”, ishte një prej pyetjeve të Boçit drejtuar Dumanit.
Nga ana tjetër, Dumani iu përgjigj se aktualisht Prokuroria e Posaçme nuk e ka proceduar penalisht Edi Ramën, ku renditi edhe disa argumenta.
“Nuk kemi nisur procedim penal ndaj Ramës”, tha mes të tjerash Dumani.
