Kompania që zotëron minierën e Spaçit ka leje shfrytëzimi në disa zona të Mirditës: Gurth 1, Gurth 2, Gurth 3, Gurth 4, në Perlat në zonën jugore. Të gjitha këto janë të specifikuara në QKB nga vetë kompania.
Vihet re një ndryshim i objektit të veprimtarisë së kompanisë në vitin 2017, ku ka shtuar kërkimin e floririt. Një ndryshim i cili reflektohet në të dhënat përkatëse por nga ana tjetër ngre pikëpyetje pasi aktiviteti i kompanisë ka të bëjë me bakrin dhe kromin siç vërehet në të dhënat e aksesueshme.
Nëse rikthehemi pas në kohë për të parë të dhënat e zonave minerare të Shqipërisë dhe elementëve që janë nxjerrë nga nëntoka, shohim se ka disa miniera ku është nxjerrë flori e një prej tyre është edhe Spaçi. E quajtur ndryshe miniera e floririt sipas dëshmive të bëra nga minatorë që kanë punuar në këto galeri në periudhën e komunizmit. Këtu, lindin dyshimet për zhvatjen e floririt pa asnjë shpërblim për shtetin shqiptar.
‘21 vite kam punuar në minierë nga 79 deri në 95 sa marr një pension të vogël në atë kohë. Të dënuarit politik me nga dy universitete thoshin në Amerikë quhet miniera e arit, i kanë thënë Spaçit sepse ajo përqindje që dilte dilte ari. Pak përqindje por ishte safi ari, pra miniera e arit’ u shpreh ish minatori, Gjon Pjetri
Edhe inxhinierët japin të dhëna që flasin për shumë elementë të rëndësishëm që nxirren nga miniera e Spaçit e që do të ishin një pasuri e madhe për Shqipërinë nëse do të shfrytëzoheshin si duhet. Elementet e rralla, që gjenden atje janë të rëndësishme në industri por edhe të kushtueshme.
‘Spaçi e eksportojka, direkt me 2.5% bakër direkt në eksport si mineral . Në rastin konkret për gurthin, me një rezervë 1 milion e 150 mijë ton rezerva tëkonturuara, pas një bilanci të 2011 me përmbajtje ari 1.15% ar, ky shitet’ u shpreh gjeologu, Qerim Ismeni
Askush nuk ka një raport të qartë se çfarë nxirret nga Spaçi e nëse kjo kompani që del me humbje në Shqipëri mund të dalë me shumë fitim jashtë kufijve të territorit shqiptar pikërisht për shkak të këtyre elementëve të rrallë mes të cilëve edhe floriri.
‘Ka inxhinierë ka gjeologë që e njohin shumë mirë sektorin, që kanë punuar në sektor dhe që e dinë fare mirë se çfarë përmban minerali i bakrit nxjerrë në Spaç apo në vendburimet e tjera të Shqipërisë, e dinë shumë mirë, me përqindje çfarë është ar, çfarë është bakër dhe çfarë është mineral tjetër. A është ky elementi që justifikon daljen me humbje në këtë rast të tete albania, a është ky elementi, se në rast se nuk deklarohet këtu por përfitohet atje matanë kur shkon për tu përpunuar mua nuk më rezulton me humbje, jo është pjesë përbërëse e këtij aktiviteti që zhvillohet këtu në Shqipëri’ u shpreh deputeti, Erion Brace
Një gjurmim i të dhënave në të shkuarën tregon se floriri nëSpaçështë nxjerrë me përmbajtje 1.15%, por krahas tij është nxjerrë argjend dhe një sërë elementësh të tjerë të rrallë e të rëndësishëm në industrinë minerare. Në bilancet dhe në kontratën koncensionare a janë marrë në konsideratë edhe këta elementë?
‘Askush nuk më garanton as mua dhe askënd se vlera e këtij 1gr ar merret në konsideratë nëpërllogoritjen e çmimit të eksportit dhe ajo si ndërmarrje mund të dalë fare me humbje. Ky mineral me 2.5% bakër dhe 1.15 ar, pra ky kalon në shitje direkt nëqoftëse do të përpunohej në Shqipëri do të merrej koncentrati do tëprodhohesh bakër bliser, nga bakër bliser do merrej ari argjendi etje etje’ u shpreh gjeologu, Qerim Ismeni