Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbledhja me kabinetin e tij qeverisës përpara Konferencës Ndërqeveritare.
“Që ne pranojmë do e themi tani. A pranon të martohesh me të? Po, unë pranoj”, shprehet Rama me batuta në mbledhjen me kabinetin e tij para nisjes së Konferencës.
Më pas video vijon me takimin e tij me Marta Kos dhe zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros Marilena Raouna, ku Kryeministri u shpreh se ka besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda kësaj dekade.
