Kryeministri Rama ka dhënë intervistën e tij në emisionin Shqipëria Live në Top Channel ku ka folur lidhur me protestën e cila zhvillohet prej 12 ditëh në Tiranë.

Ai u shpreh se vendi është demokratik dhe ka të drejtë të flasi e protestojë si të dojë. A rrezikojnë protestat investimin e propozuar, kryeministri u shpreh lidhur me ktë se Vlora dhe Zvërneci e do këtë investim por është në dorë të investitorëve.

“Investimi nuk rrezikon asgjë nga pikëpamja e investitorëve, për sa i përket qasjes apo mosmikpritjes, edhe pse është qasje që nuk përfaqëson të gjithë popullin. Protesta bëhet në Bulevardin e Tiranës, jo në Sheshin e Flamurit, sepse Vlora e do këtë investim, Zvërneci e kjo është në dorë të investuesve. Është çmenduri që Shqipëria të refuzojë 4 miliard investim.”, shpjegoi kryeministri Rama në Shqipëria Live.