Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar një detaj nga pyetja e tij dy orëshe në SPAK lidhur me ngjarjen e 21 Janarit.

Berisha ka treguar se gjatë hetimit, prokurorët nuk e kanë ballafaquar atë me dëshmi të reja, por e kanë pyetur për një deklaratë të ish-presidentit Bamir Topi, i cili ka shkruar në librin e tij se Lulzim Basha ka kërkuar të ndërhyjë te Ina Rama, prokurore e atëhershme e Tiranës, për të zbutur masën ndaj oficerëve të Gardës.

“Nuk më ballafaquan me dëshmi të tjera, e vetmja gjë që më pyetën, Bamir Topi pjesë e skenarit paska shkruar në libër se Basha e ka takuar më 22 janar të ndërhynte te Ina Rama për të zbutur masën ndaj oficerëve të Gardës. Ishte e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi që priste të rimerrte mandatin nga Rama. Por Basha nuk e kishte të ndaluar, skishte asnjë direktivë që të mos fliste me Topin.
Nuk mbaj mend ta kem dërguar, por ministri mund të ketë shkuar”, tha ai.