Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për herë të parë në lidhje me takimin e përfolur mes tij dhe ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Balla u shpreh me ironi duke thënë se ka qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën, por kjo nuk do të thotë se janë takuar.

“Unë kam qëlluar ne një ashensor dhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar as këtë”, deklaroi Balla për gazetarët jashtë Kuvendit pas seancës plenare.