Në 29 Nëntor, Shqipëria si vendi i vetëm me popullsi me shumicë myslimane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u rreshtua si shteti i 41-të që abstenoi propozimin për të mos anëtarësuar Palestinën si shtet mbikqyrës në këtë organizatë.


Ky votim ka sjellë pakënaqësinë e vendeve Islame dhe veçanërisht të kryeministrit të Turqisë, Tayyip Erdogan. Ai ka deklaruar pas këtij votimi se është ushtruar presion nga vendet joislame për t’i thënë “Jo” Palestinës dhe kjo për Erdogan është njësoj sikur me “Jo” të ishte votuar vetë Turqia. Ai gjithashtu i quajti frikacakë ata që votuan kundër Palestinës në OKB dhe menjëherë “The Instanbul Daily” tha se kryeministri Erdogan i referohej me fjalën “frikacakë” kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe njerëzve të tij.


Mbetet e pakuptueshme për vendet e tjera se si ky sulm ndaj kryeministrit Berisha vjen pikërisht në një moment të tillë kur Shqipëria festoi Pavarësinë e saj nga Pushtimi Osman.


20 Dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)