Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin për masat e sigurisë ndaj 24 zyrtarëve të arrestuar të “Universitetit Bujqësor”, biznesmenë por edhe persona të tjerë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se është lënë në fuqi “arrest me burg” për katër shtetas, Edmon Tërthorja, Altin Murto, Amarildo Lleshi dhe Mehmet Qoshka.

Janë ndryshuar po ashtu masat për katër profesorë, nga “arrest shtëpiak” në “detyrim paraqitje“, ndërsa janë lënë në fuqi të gjitha masat e detyrimit me paraqitje, gjithsej 9 masa, mes tyre edhe për dy zëvendës-rektorët.

Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) Lekë. SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese, frynin tenderat dhe përfitonin paratë.