Policia ka ndaluar një 61-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar për vite më radhë vajzën e tij 25-vjeçare. Sipas policisë, shtetasi Q.N. banues në Tiranë u vu në pranga ditën e djeshme.


Denoncimi është bërë nga vajza, e cila ka rrëfyer të gjithë ngjarjen tek murgeshat.


Ai ishte divorcuar me gruan në vitin 2002 dhe ajo u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët në duart e të atit.


Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë.


Sipas vajzës, ngjarja nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë ai ka abuzuar vazhdimisht me të.


61-vjeçari ndodhet në paraburgimin e Tiranës dhe ndaj tij janë ngritur 3 akuza: “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje”.


31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)