Në takimin e organizuar nga Shoqata e Autonomisë Vendore, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, theksoi se një organizim më i mirë i punës do të sjellë ndryshime pozitive në administrimin e ri.
Gjithashtu është prezantuar edhe drejtoresha e kësaj shoqate, Adelina Farrici, ish-kryetare e bashkisë së Burrelit.
“Mungesa e organizimit dhe përçarja që ka ekzistuar më parë na ka bërë të paaftë që të marrim fonde. Dua ti uroj punë të mbarë si drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Autonomisë Vendore, Adelina Farricit, koleges sonë që ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e bashkisë së Burrelit. Jam i lumtur që na bashkohet në këtë ekip”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se do të krijohet një ekip pranë shoqatës, i cili do të ofrojë asistencë ligjore për gjitha çështjet.
Drejtoresha Farrici u shpreh se ndihej e lumtur që u bë pjesë e pushteti vendor sërish.
“Më dhatë shansin që unë të vazhdoj detyrën time. Dua t’u falenderoj që më bëtë pjesë të sfidave tuaja të përbashkëta”, tha Fariçi.
7 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)