Konsumim i drogës mes adoleshentëve është kthyer në një problem të madh, por ajo që po kthehet në shqetësuese është fakti që të miturit po kthehen në shpërndarës droge.

Vitin e shkuar sektori antidrogës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ka pasur dhjetëra operacione, ku janë goditur grupe të cilat shpërndajnë lëndë narkotike në Tiranë, ku mes të arrestuarve janë dhe të miturit.

Fëmijët përdoren nga persona të rritur pasi nuk ngjallin dyshime, dhe arrijnë të jenë më efektivë në procesin e shpërndarjes. Ata joshen duke u ofruar lëndë narkotike për konsum personal, e më pas binden që dhe ta shpërndajnë.  Si shpërndarës, nuk mungojnë edhe vajzat adoleshente.