Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka paralajmëruar ngritjen e çadrave para godinës së Kryeministrisë, ku anëtarë të partisë së tij po protestojnë prej muajsh.
Gjatë fjalës së tij nga protesta para Kryeministrisë, Lapaj tha se Prokuroria vendosi mos-fillimin e procedimit penal për çështjen e çadrave dhe kjo sipas tij i jep të drejtë Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ për vendosjen e çadrave në bulevard. Lapaj deklaroi gjithashtu se Prokuroria e cilësoi vendosjen e çadrave të protestuesve para Kryeministrisë një të drejtë kushtetuese.
“Prokuroria ka vendosur mos-fillimin e procedimit, na lind e drejta të rivendosim cadrat. Do rivendosim çadrat ne shesh, prokuroria thotë se është e drejtë kushtetuese”, tha mes të tjerash Lapaj.
Kujtojmë se Policia në ditët e para të protestës së Lapajt sekuestroi çadrat që protestuesit vendosën para godinës së Kryeministrisë.




