aeroplanmbajtsa_1Kinë


Kina ka ndaluar një aeroplanmbajtëse amerikane që të hyjë në portin e Hong Kongut për një vizitë. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti amerikan i Shtetit. Anija e pajisur me raketa bërthamore “USS John C Stennis”, shoqërohej nga tri anije të tjera, që gjithashtu nuk u lejuan të ankoroheshin dje. Diskutimet për praninë ushtarake kineze në detin e Kinës së Jugut kanë prekur raportet mes Uashingtonit dhe Pekinit në vitet e fundit. “Kërkesa për vizitën e anijes me arsenal bërthamor u refuzua pavarësisht një serie vizitash të anijeve amerikane në portin e Hong Kongut”, u shpreh zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban. Kurse anija tjetër “USS Blue Ridge” ankoroi ndërkohë në ishull mëngjesin e së premtes. Aeroplanmbajtësja prej muajsh po zhvillon një tur në Paqësorin Perëndimor.