Aeropoorti i Vlorës është trajtuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” me të ftuar Joni Vorpsi, ambientalist organizator në protestën e Nartës dhe ekspertin e ekonomisë Pano Soko.
Ambientalisti u shpreh se është e vërtetë që Vlora duhet të zhvillohet përmes investimeve, por duhet të shmanget ndërtimi i aeroportit në zonën e Nartës për shkak se është e mbrojtur dhe do e dëmtojë florën dhe faunën.
Ndërsa eksperti i ekonomisë, Soko, tha se kjo nismë e qeverisë vlen që aeroporti të ndërtohet dhe ajo zonë të klasifikohet si truall për ndërtime kompleksesh dhe hotelesh.
Vorpsi: Kjo është mbase një tentativë për ta zhvilluar, por duhet gjetur një zgjidhje tjetër sepse ajo është zonë e mbrojtur.
U përpoq të bëhej një projekt koncesionar edhe në lagunën e Karavastasë dhe u kthye në skandal.
Nëse një pulëbardhë përplaset me një avion, atëherë pesha për pulëbardhën 2 kg, është 4 ton.
Çështja tani mund të luftohet vetëm në gjykatë. Ka disa alternativa për të bërë një aeroport, ka zona të cilat nuk janë në mbrojtje. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, do jetë fillimi i fundit për turizmin në Vlorë.
Çfarë do ju tregojmë turistëve, nëse dëmtohet zona e Nartës?
Pano: Ka disa interesa aty, ka qenë edhe projekti fotovoltaik për tu bërë dikur. Aeroporti do të nisë si pikënisje për të bërë ndërtime, do që ta klasifikojë si truall. Ajo që sugjeroj është të ushtrojmë presion, për mos ta kryer në Akreni të Vlorës.