Në vitin 1995 MonikaKryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që komisioninzgjedhor e drejtonte partneri i saj Ilir Meta. Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi IlirMeta mori drejtimin e FRESSH.

“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, postaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.

“Si u bë 23 vjeç deputet etj, u bë pikërisht nga kjo shkollë në thonjëza që krijoi Berisha dhe i hodhi këtej dmth, këta deputetë u bënë në kuadrin e asaj që kontrolloheshin, Iliri dihej që ishte me dosje dhe e pruri si të besuar Saliu dhe u çua në një zonë nga më të sigurtat që ishte Skrapari”, tha avokat Beqiri.

Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim.

Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.
“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.

“Afera e madhe që kanë bërë ka qenë me viza, shkonin në ambasada me dëng, thonin i kemi të besuar të Partisë, me firma e vula. Po të vesh në ambasada, se di sa kohë ruhen në arkiva të shohësh kërkesat e bëra nga Meta dhe Kryemadhi për viza në emrin e asaj që janë të partisë sonë etj, janë marrë aq shumë e përkundrejt shumave të mëdha”, tha avokat Idajet Beqiri.