Nis procesi i dosjes “Partizani” me tetë të pandehur , mes tyre ish kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, raporton se gjykimi gjendet në fazën ku duhet dëgjuar qëndrimi i SPAK rreth kërkesave të avokatëve të çështjes për provat.

SPAK u shpreh se “për sa i përket kërkesës për prova nga ana e Fatmit Bektashit për thirrjen e dëshmitarit B.. jemi dakord, për kryerjen e një akti ekspertimi kontabël për ndërtimet, sjellim në vëmendje se SPAK e ka kryer një aktekspertimi të tillë. Mbrojtja mund të rezervojë të drejtën më pas për riekspertim.

Për pyetjet e të gjithë ekspertëve duhet të specifikohen këta ekspertë. Për kërkesën e papajtueshmërisë të gjyqtarit paraprak kërkojmë mos të pranohet si kërkesë. Për kërkesën për papërdorshmëri të provave në katër kompjutera ne kërkojmë të mos pranohet”

SPAK në gjyqin Partizani: Në lidhje me sendet e tjera për telefonat janë paraqitur ankesa në Kushtetuese dhe Kushtetuesja ka vendosur në 2024 mos kalimin në seancë gjyqësore. Përsa i përket kërkesës për thirrjen e Edi Ramës nga ana jonë s’ka kundërshtime e lëmë në gjykim të gjykatës.

“Megjithatë nuk e dimë çfarë do provohet me thirrjen e këtyre dëshmitarëve si pyetja e dëshmitarit Besmir Karanxha që ishte hetues për të cilin është sjellë një foto me Ulsi Manjën. Çfarë kërkojnë të provojnë me pyetjen e këtij dëshmitari”, tha në fjalën e saj prokurorja e dosjes Enkelejda Millonai.

Top Channel