Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga dy shpërthime vetëvrasëse në Kandahar të Afganistanit. Sulmet kanë goditur një zonë tregtare e cila ishte e mbushur me njerëz  dhe si rezultat janë plagosur edhe 50 të tjerë shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.  Përgjegjësinë e shpërthimit e morën talebanët. Kandahari njihet si qendër e aktivitetit të besnikëve të regjimit të përmbysur radikal islamik.


Burimet zyrtare informojnë se njëri nga kamikazët ka qenë me një motoçikletë të mbushur me eksploziv dhe ka hedhur në erë një varg kamionësh me furnizime që prisnin në radhë pranë aeroportit të Kandaharit, ndërsa tjetri ka hedhur veten në erë pasi mbante një brez me eksploziv.


Sipas të dhënëve paraprake, mësohet se të gjitha viktimat ishin civilë, duke përshirë shumë kalimtarë të rastit në zonë ku ndodhi shpërthimi.


 


6 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)