Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe disa trupa të tjerë janë plagosur nga sulmi i kryengritësve në një bazë britanike në jug të Afganistanit.


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se 16 luftëtarë talebanë po ashtu janë vrarë në kampin Bastion të provincës Helmand. Princi i Britanisë, Harry është i pozicionuar në bazën në fjalë për një turne katërmujor.


Ndërkohë, nga të dhënat e raportuara prej zyrtarëve britanikë thuhet se ai nuk është lënduar nga sulmi. Mësohet se kryengritësit kanë përdorur mortaja, raketa-hedhëse si dhe armë të vogla zjarri.


Nuk është e qartë nëse sulmi ka lidhje me protestat anembanë botës myslimane, të nxitura nga një film anti-islamik.


15 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)