Tre ushtarë të NATO-s dhe nëntë afganë kanë mbetur të vrarë nga bombat e vendosura në rrugë në Afganistan .
Misioni i NATO-s në Afganistan(ISAF), tha se tre pjesëtarë të tij, ushtarë britanikë janë vrarë nga shpërthimi i një mjeti të improvizuar shpërthyes në Afganistanin jugor të martën.
Gjithashtu, në Afganistanin jugor, një bombë e vendosur në rrugë në distriktin Shah Wali të provincës Kandahar janë vrarë tre civilë afganë dhe janë plagosur pesë.
Një bombë e njëjtë në Uruzgan vrau katër civilë tjerë afganë.
Edhe në Kunduz një bombë kishte në shënjestër komandantin e policisë lokale, duke e lënë të vrarë atë sikurse edhe shoferin e tij.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)