Tmerr në Afganistan. Një kamikaz vetëm 14-vjeçar është hedhur në erë përpara zyrave qendrore të NATO-s në Kabul, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë të rinjve, shitës ambulantë. Lajmi është pohuar nga ministri i brendshëm i Afganistanit, Sediq Seddiqi, i cili ka shtuar se në ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 5 të rinj të tjerë. Viktimat, të moshave nga 15 deri në 18 vjeç, fitonin ndonjë para duke pastruar makinat e ushtarakëve apo si shitës ambulant.


Sulmi ka ndodhur në një ditë feste kombëtare, që përkon me 11 vjetorin e vdekjes së Ahmad Shah Massud, shefit legjendarë të guerrilasve. Atentatori ka shkuar në vendngjarje me biçikletë dhe është hedhur në erë pranë hyrjes së bazës “Camp Eggers”, në të cilin ndodhen 2.500 instruktorë ushtarakë të Aleancës atlantike.


Talebanët kanë marrë përsipër autorësinë e atentatit, duke deklaruar se objektivi ishte “një strukturë e CIA-s që ndodhej aty pranë, që rekruton spiunë afganë”.


8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)