
Djali i xhaxhait të Behgjet Pacollit, Afrim Pacolli, është pajisur me pasaportën shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Afrim Pacolli bashkë me familjen e tij janë tashmë të pajisur me këtë pasaportë.
Gjithashtu, Meta thotë se është ora që shqiptarët më të mirën e tyre ta investojnë në atdheun e tyre.
Postimi i Metës
I lumtur që z.Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë.
Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë.
Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron! 