Agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion në Elbasan ku kanë zbarkuar në banesën e drejtorit të Ujësjellësit, Luan Tabakut teksa janë ushtruar kontrolle edhe në disa biznese, por pa dhënë detaje.
Tregu agro-ushqimor është i vetmi i këtij lloji në Elbasan dhe zotërohet nga kompania “Çela P” me pronar Petrit Çelën, babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.
Përveç funksionit të tij zyrtar, tregu shërbeu, sipas SPAK, edhe si bazë e organizatës së dyshuar kriminale mes viteve 2020-2022, një vend i paprekshëm nga policia, ku bëheshin takime të fshehta dhe jepeshin urdhra.



