Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka zhvilluar këtë të shtunë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.

Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Lapajt dhe u mblodhën në sheshin përpara Kryeministrisë, ku protesta zgjati për disa orë. Demonstruesit shprehën pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe pankartave, ndërsa tubimi u monitorua nga forca të shumta policie.

Gjatë protestës pati edhe momente tensioni, teksa një efektiv policie u godit nga një qese me miell. Situata u menaxhua nga policia, ndërsa protesta vijoi pa incidente të tjera të rënda.