Është tensionuar situata në Durrës, teksa një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Protesta nisi pasditen e sotme, nën thirrjet “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”, në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.