Situata është tensionuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit pas dëmtimeve të shkaktuara në hapësira publike.
Sipas informacioneve, gjatë protestës janë dëmtuar objekte të ndryshme përgjatë rrugës, mes tyre kioska dhe stacione të transportit urban.
Përballë situatës, efektivët e policisë kanë përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit dhe automjetit ujëhedhës, duke përshkallëzuar më tej tensionet në zonë.
