I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, diskutoi rreth debatit që pati me deputetin socialist Erion Braçen.
Përveç çështjes që trajtoi Agron Shehaj zbuloi se partia e tij po krijon një “Podcast”.
Ai u shpreh gjatë intervistës se podcasti ishte një’projekt’ i ri i partisë ku do të ketë të ftuar të ndryshëm duke i bërë ftesë edhe moderatores së “Shqipëria Live”.
“Unë dua të them se Partia Mundësia do të hapi Podcast-in e saj. Do marrin pjesë edhe anëtarë të partisë Mundësia. Këto ditë do nisim rregjistrimin e parë dhe përfitoj nga rasti edhe t’ju ftoj meqë ti më fton vazhdimisht. Edhe pse mund të mbetet qefi që nuk vij aq herë sa më fton. Sepse më fton në moment të fundit, unë nuk po ju ftoj në moment të fundit por kur të doni. Unë i kam gati çështjet që do të zhvilloj”, tha Shehaj.
