Vdekja e Mirel Çokajt, i cili u gjet i pajetë në zonën e Kelmendit, është mbuluar nga misteri. Sipas familjarëve të tij, ai dyshohet se ka rënë në humnerë, por motra e tij, Mirjana Çokaj, ka ngritur akuza të forta.

Ajo ka deklaruar se vëllai i saj është vrarë për arsye të lidhura me çështje droge dhe ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj ortakut të Mirel Çokajt. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e kësaj vdekjeje të dyshimtë janë ende në vijim.

“Jam Mirjana Çokaj. Sa dola nga prokuroria, në lidhje me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, që u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Unë dyshoj se ai është vrarë për parcelat me drogë. Ai dyshohet se është vrarë për një parcelë me drogë që u gjet në Malësinë e Madhe. Në atë parcelë janë gjetur 980 rrënjë drogë. Policia e Shtetit e ka asgjësuar. Vitet e fundit vëllai im është marrë me drogë. Ai ka qenë i dënuar për drogë. Unë kur u përballa me ortakun, se nuk mundesha të ecja rrugës më. Ai eci përpara meje dhe e gjeti vëllanë rrugës. Gëzim Preldalkaj tha se vëllai im kishte rënë në humnerë dhe se kishte vdekur. Ai tha se telefonin e kishte dëgjuar dhe se kishte rënë dhe zilja

Ai tha se nuk e kishte prekur me dorë telefonin, por celulari nuk u gjet. Dua të di se ku e dinte ai se ku kishte vdekur vëllai im. Dua që ta zgjidh çështjen e vëllait tim se dyshoj se dikush nga ortakët e tij ka dorë në vrasjen e vëllait. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, do ketë thirrur furgonin. Dyshoj se vëllai ka ndryshuar rrugën. Dyshoj te ortaku i vetë. Vëllai se ka pasur që të kthehet atë ditë, por u kthye dy ditë më parë. Ai devijoi rrugën dhe shkoi te ai shteg. Vëllai im ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua që të zgjidhet çështja e vëllait tim.”, tha ajo.