Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, përpos prezantimit të kabinetit të ri qeverisë, u evidentuan edhe 6 bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme.
Analisti Arjan Curi, në studion e Top Story, tha se propozimi i Edi Ramës për kandidimin e Ogerta Manstirliut për bashkinë e Tiranës, është një ‘surprizë e pakëndshme’ për të.
Sipas tij Manastirliu ka pritur një post ministrie dhe jo drejtimin e një bashkie për dy vite, nëse fiton në zgjedhje, dhe se në krahasim me kryetarin aktual Erion Veliajt, është ‘si nata me ditën’.
“Diversionin e dha vetë kandidatja e Ramës për Tiranën, aq shumë u trondit kur dëgjoi emrin e saj, sa që desh qau. Unë nuk e kuptoj nëse qau nga gëzimi apo hidhërimi. Ka disa arsye hidhërimi, se do jetë për 3 vite, është si nata me ditën me Veliajn, nga ana e karizmatikës.
Është shumë e qetë, ai ishte nga ata djemtë me biçikletë, ‘ lali, o lili’.. mendoj se Manastirliu e shikon si ulje. Te politikanët nuk duhet të shikosh çfarë thonë, e vetmi moment që nuk gënjejnë, janë kur flasin gjestet e trupit. Ajo priste për ministre dhe e merr si largim me ngritje nga qeveria”, tha ai.
Top Channel