Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës, e cila synon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.

Çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, ndërsa në fokus janë masat e kontrollit dhe sekuestrimeve të vendosura më herët.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës pretendon se këto vendime janë jokushtetuese, duke argumentuar se gjatë procedurave janë shkelur parime themelore, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Në këtë proces është palë edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila pritet të paraqesë me shkrim prapësimet ndaj pretendimeve të Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë “Partners Law”.