Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë këtë mëngjes të mërkure pamje të liqenit të zi në Radomirë.
Kreu i qeverisë shprehet se ajri i pastër në këtë zonë dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut.
“MIRËMËNGJES dhe nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.
