Mjeshtri i analizave të “ADN”, profesor Grigor Zoraqi është ndarë nga jeta ditën e sotme.


Lajmin e bën të ditur Akademia e Shkencave. Zoraqi ishte anëtar i Njësisë Bioteknologjike dhe Gjenetikës.


Grigor Zoraqi ka lindur në Tiranë. 


Pasi përfundoi gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’, vazhdoi në Romë në Universitetin ‘La Sapienza’, si bursist i Qeverisë Italiane.


Në vitin ’79-’85 vazhdoi për Shkenca Biologjike, me drejtim Biologji Molekulare.


Nga 1987-1991 bëri doktoraturë në Laboratorin e Gjenetikës së Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës.


Fitoi titullin Kandidat i Shkencave (më vonë i njohur si Doktor i Shkencave) në shtator 1991. Në 2007 ka marrë titullin Profesor i Asociuar.


Nga përvoja profesionale përmendim se ishte Kërkues shkencor në Departamentin e Mjekësisë Eksperimentale dhe Patologjisë së Përgjithshme të Universitetit të Romës “La Sapienza”, në Institutin e Teknologjisë Biomjeksore, në tre laboratorë dhe në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Gjenetike në Itali.


Nga 2004 e në vazhdim, ishte gjenetist dhe drejtues i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike tek “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.


Në 2005 e më tej ishte pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Natyrore, UT.


Nga viti 2007 ishte anëtar i Bordit Editorial të revistës, Balkan Journal of Medical Genetic