Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në një rrugë rurale të fshatit Bilaj, në Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen, që drejtohej nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laska.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Volkswagen, Viktor Doda, banues në fshatin Bilaj.
Nga verifikimet e para të Policisë dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte njëri prej automjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.
