Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 02:00 pas mesnate në rrugën nga Rethymno drejt Arkadia në Kretë të Greqisë.

Një 25-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me motor, ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij është përmbysur, duke rezultuar në vdekjen e tij.

Sipas informacioneve, ai nuk ka qenë i pajisur me kaskë, gjë që ka kontribuar në pasojat fatale të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.