Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, ku një motoçikletë ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.

Viktima është identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin 22-vjeçar Leandro Xhillari, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.