Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë–Bilisht.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një 62-vjeçar në fshatin Tren, në bashkinë e Devollit. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, 62-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

Ndërkohë, po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.