Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Mamurras–Laç, pranë zonës së Gjormit, ku dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
