Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot përgjatë autostradës Fier–Vlorë, pranë fshatit Panajá.

Sipas informacioneve të para, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e aksidentit rrugor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dhënien e ndihmës së shpejtë.

Identiteti i viktimës dhe i të plagosurit nuk është bërë ende publik, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.