Një aksident fatal ka marrë jetën e një shetasi 37-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Martin Camaj” ku automjeti me drejtues 37-vjeçarin i cili mbeti viktimë e ngjarjes u përplas me një shtetase 49-vjeçare.

Bëhet me dije se e aksidentuara tjetër dhe pasagjerja që ndodhej me të ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.